Kreu i forcës mercenare ruse Wagner kërcënon se do të tërheqë trupat e tij nga beteja kryesore për Bakhmutin në Ukrainën lindore, ndërsa numri i viktimave rritet.
“Çdo ditë, ne vendosim mijëra kufoma të grumbulluara në arkivole dhe i dërgojmë në shtëpi”.
Në një deklaratë audio të publikuar në llogarinë e aplikacionit të mesazheve Telegram të shërbimit të tij për shtyp të shtunën në mbrëmje, shefi i Wagner tha se kishte humbur 94 luftëtarë për shkak të mungesës së municioneve.
Udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, deklaroi se ata kishin probleme të mëdha me furnizimin në qytetin e Bahmutit, ku përleshjet ishin më të forta prej muajsh dhe se mund të tërhiqeshin nga rajoni.
Sipas tij humbjet në Bakhmut janë pesë herë më të larta për shkak të mungesës së municioneve artilerie.
“Nëse problemi ynë i municionit nuk zgjidhet, ne ose do të duhet të tërhiqemi në mënyrë të organizuar, ose do të vdesim këtu”, tha kreu i Vagner.
Autoritetet ushtarake të Ukrainës thonë se forcat ruse nuk kanë qenë në gjendje të ndërpresin rrugët e tyre të furnizimit në qytetin e vijës së parë.