LAJME

Shqipëria bllokon anijen me 22.500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia

Policia e Shqipërisë ka bllokuar një anije që transportonte 22.500 tonë naftë që vinte nga Rusia.

Autoritetet kanë deklaruar se kishte informacine se një anije me flamur liberian do të kontrabandonte në Shqipëri një sasi të madhe nafte dhe organizoi operacionin e koduar “Embargo”.

“Kjo sasi nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në proti Kallamata të Greqisë, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë naftë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Gjithashtu bëhet e ditur se anija nuk kishte dokumentacion të rregullt, ndaj është bërë sekuestrimi i saj disa milje pranë portit të Durrësit, si dhe janë ndaluar 22 anëtarët e ekuipazhit, të cilët do të merren në pyetje.

Rreth një muaj më parë është zhvilluar një aksion i ngjashëm, kur u sekuestrua një anije libiane, e cila furnizoi në det një anije shqiptare me 50.000 litra naftë kontrabandë.

Aktualisht çmimi i naftës në Shqipëri është 186 lekë për litër.

Sipas ekspertëve, Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon për shkak se mbi çmimin e një litri naftë rëndojnë edhe shtatë taksa. Nga ana tjetër, opozita ka akuzuar se çmimi i lartë vjen edhe si pasojë e futjes në Shqipëri të mijëra tonë nafte kontrabandë.

Më 27 shkurt 2022, Shqipëria u është bashkuar sanksioneve që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë ndaj Rusisë.

Qeveria shqiptare ka vendosur masa kufizuese që do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte. Përveç kësaj, është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE. Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

Në sektorin e energjisë ndalohet shitja, furnizimi, transferimi ose eksportin në Rusi i mallrave dhe teknologjive specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

7 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

12 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago