Procedohet penalisht Noizy për prishje të qetësisë publike

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka proceduar penalisht dhe ndëshkuar me gjobë, administratorin e një subjekti dhe pronari e një subjekti tjetër.

Sipas policisë, procedimi penal ka nisur ndaj reperit Noizy, emri i të cilit është Rigels Rajku, i cili akuzohet për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.