Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, në vazhdën e debatit që po zhvillohet ditëve të fundit në lidhje me mbajtjen e shamisë në shkolla, ka thënë se shoqëria në Kosovë është shoqëri multietnike dhe fetare dhe që përkatësia e brendshme fetare nuk shpërfaqet përmes pamjes së jashtme dhe formave të ekspozimit.
Hasani ka thënë se nxënësit në moshën 16 vjeçare i përkasin një moshe të ndjeshme, prandaj siç thotë ai, nuk është e denjë për të imponuar veshjen dhe uniformën fetare.
Sipas Hasanit, udhëzimi administrativ për mbajtjen e shamisë në shkolla, nga Ministria e Arsimit nuk ka arritur ta analizojë konsekuencat të cilat mund të prodhohen nga ky udhëzim i pamenduar mirë.
Sipas tij, përmes udhëzimeve administrative të tilla çdo parti politike tenton të joshë elektoratin e vet.
Ai ka për RTV Dukagjini thënë se ka depërtim të radikalizmit islamik në Kosovë, e që ky vend nuk është i pa ekspozuar nga islami politik ose nga regjionet tjera që bashkërendohen me elitën politike.
Sipas tij, ky debat mbi këtë çështje ka ardhur si pasojë e një kakofonie të pashpjegueshme, debat për të cilin sipas tij kanë diskutuar njerëzit që nuk kanë kompetencë për të folur për këtë problematikë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…