LAJME

“70 mijë euro shpenzime për të shpëtuar një hajdut”/ Gërmimi për tunelin nisi nga një dyqan, si dështoi tentativa për grabitjen e bankës në Romë

Mediat italiane i kanë kushtuar shumë vëmendje lajmit të djeshëm se si dështoi tentativa e grabitjes se një banke, ku disa persona u bllokuan në një tunel që kishin hapur vetë. Ngjarja ndodhi në Via Innocenzo në Romë, ku personat tashmë të arrestuar kishin planifikuar që tuneli që u shemb t’i çonte tek institucioni financiar. Por gjithçka rezultoi e dështuar, pasi një pjesë e tunelit u bllokua, duke zënë një prej autorëve brenda.

Një prej autorëve të dyshuar është nxjerrë nga rrënojat vetëm 8 orë pasi qëndroi i bllokuar në tunel. Mediat italiane raportojnë se Andrea Grassi kërkoi ndihmë në polici, pasi i telefonoi dhe i tregoi koordinatat e vendndodhjes. Mësohet se autorët kishin hapur gropën 6 metra të tellë duke nisur nga dyshemeja e një dyqani, gërmime që mendohet se kanë nisur mbrëmjen e së mërkurës dhe me 15 gusht mendohet se do të bëhej edhe grabitja.

Katër burra ndodheshin brenda në tunel, por 3 prej tyre arritën të dilnin para se të shembej duke lënë Andrea Grassin të bllokuar brenda.
Ndërkohë, dy prej tyre, Antonio Pinto, 46, dhe Mario Mazza, 57-vjeç u arrestuan për “rezistencë ndaj një zyrtari publik” pasi u përpoqën të arratiseshin nga vendi. Corriera Della Serra raporton se ky operacion për shpëtimin e tij do i kushtoj italianëve 70 mijë euro, pasi në operacionin për shpëtimin e një prej autorëve u përdorën makineri speciale si dhe u angazhuan 50 zjarrfikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago