POLITIKE

Profesori britanik: Me ngritjen e aeroplanëve të vjetër pranë Kosovës, Vuçiqi bëri shfaqje të dobët

Jehona e zhvillimeve në veri të Kosovës u dëgjua edhe në Bruksel. Madje Bashkimi Evropian për këtë çështje ka ftuar në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, për një takim të mërkurën. Mirëpo, profesori universitar britanik nga Ëestminster University, Aidan Hehir, Brukselin zyrtar po e sheh një ndërmjetësues të dobët.

Sipas tij Brukseli do të jetë një teatër ku do të viktimizohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Unë pres që delegacioni serb do të përdorë takimin thjesht si një mundësi për ta shprehur teatralisht, zemërimin e tyre ndaj Qeverisë Kurti dhe do të përpiqen ta paraqesin Serbinë si palë e plagosur”, deklaroi Hehir për RTV Dukagjinin.

“Aftësia e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në këtë moment është e papërfillshme. Duke pasur në konsideratë se ata deri më tani kanë pasur mungesë të imagjinatës apo iniciativës, pres që ata të ftojnë palët që të sillen ën mënyrë paqësore dhe të negociojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hehir thotë se shkaktarë i situatës së tensionuar në veri është Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq bëri disa kërcënime boshe. Vendosi që disa avionë të vjetër të fluturojnë në afërsi të Kosovës dhe vendosi disa automjete të blinduara në afërsi të kufirit me Kosovën. Nuk ishte një shfaqje e fortë e forcës. Në fakt ai njohu realitetin dhe e di se juridiksioni i tij ndalet në kufi me Kosovën”, deklaroi tutje Hehir.

Profesori nga Britania thotë më tej se megjithatë dikush nga serbët lokal mund t’i merr seriozisht fjalët e Vuçiqit dhe të shkaktoj trazira në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

8 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

15 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

16 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

17 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

21 orë ago