Profesori universitar, Flamur Maloku, ka thënë se ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka probleme serioze në të shkruar.
Maloku ka marrë për bazë një status të ministrit Likaj ku shkruan “Përgjegjësi, nder dhe detyrë, që të ju shërbejë qytetarëve të Kosovës!”.
Maloku thotë se një fillorist do të ishte në gjendje që të formonte dhe të strukturonte më mirë fjali në gjuhën amtare, shkruan Reporteri.net.
“Ministri i Arsimit me probleme serioze në të shkruar. ‘Përgjegjësi, nder dhe detyrë, që të ju shërbejë qytetarëve të Kosovës!’, kjo fjali na dëshmon qartë se ministri i Arsimit ka probleme serioze me shkrimin. Pra, ai nuk e zotëron mirë gjuhën shqipe dhe nuk arrin as t’i respektojë rregullat e drejtshkrimit dhe të gramatikës së saj. Kam përshtypjen se një fillorist do të ishte në gjendje që të formonte dhe të strukturonte më mirë fjali në gjuhën amtare. Tani ka ardhur koha që të veprojmë të gjithë dhe të mos u japim hapësirë injorantëve, sepse ata po e shkatërrojnë ndër të tjerash edhe gjuhën amtare”, ka shkruar Maloku në Facebook.
Po në këtë rrjet social, ministri Likaj ka pranuar gabimet gjuhësore, ndërsa është arsyetuar duke thënë se “dy të rinj kanë provuar për ta hapur një faqe në facebook në emrin tim, ndërsa kanë postuar pa e kontrolluar”, shkruan Reporteri.net.
“I nderuar Flamur Maloku, ju falënderoj për vërejtjet gjuhësore me vend!
Më vjen shumë keq që kjo ka ndodhur. Dy të rinj kanë provuar për ta hapur një faqe në facebook në emrin tim, ndërsa kanë postuar pa e kontrolluar. Prandaj janë lëshuar gabime të tilla!
Ndërsa lidhur me përshtypjet dhe përfundimet që i keni nxjerrë, unë ju kisha lutur që të lexoni dhe pyesni për mua paraprakisht!
Po më çuditë Prof.Ruzhdi Sefa, me këtë shkrim se të paktën ai më njeh!
Gjithashtu, ju lutem si qytetar i këtij vendi të keni konsiderata dhe të mos i paragjykoni njerëzit pa i njohur! Me respekt”, ka shkruar ministri Likaj në Facebook.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…