Pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, profesori universitar në Beograd i ka reaguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Ivan Videnovic, profesor universitar në Beograd, ka kërkuar nga Vuçiqi që mos të gëzohet shumë shpejtë pasi sipas tij nuk është përmbushur marrëveshja për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.
“Mos u gëzoni shumë shpejtë. Pyetja e parë do të jetë: pse nuk e përmbushët marrëveshjen dhe premtimin tuaj dhe nuk e zhvendosët ambasadën në Jerusalem? Gënjeshtarët dhe mashtruesit nuk i duan as fashistët”, ka shkruar Videnovic në rrjetin social X.
Presidenti Vuçiq, ka uruar republikanin Trump për fitoren në garën presidenciale në SHBA.
“Urime Donald Trump për fitoren tuaj. Së bashku, përballemi me sfidat serioze që kemi përpara. Serbia është e angazhuar të punojë me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe”, kishte shkruar Vuçiq në X.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…