Former President Donald Trump speaks at the Conservative Political Action Conference, CPAC 2023, Saturday, March 4, 2023, at National Harbor in Oxon Hill, Md. (AP Photo/Alex Brandon)
Një projektligj mbi shpenzimet ofruar nga republikanët dhe i mbështetur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump dështoi gjatë një votimi të enjten pasdite në Dhomën e Përfaqësuesve.
Ky zhvillim e lë Kongresin pa një plan të qartë për të shmangur mbylljen e qeverisë ndërsa afatet për financimin e saj skadojnë mesnatën e së premtes.
Në mbështetje të projektligjit votuan 174 ligjvënës dhe kundër tij 235, duke e hedhur në këtë mënyrë poshtë planin e hartuar me nxitim nga udhëheqësit republikanë, pasi Trump dhe miliarderi Elon Musk prishën një marrëveshje të mëparshme dypartiake.
Pavarësisht mbështetjes që dha Trump për projektligjin republikan, 38 republikanë votuan kundër tij, përfshirë të gjithë demokratët, përveç tre prej tyre.
Republikanët konservatorë që votuan kundër thanë se ai nuk parashikonte një reduktim domethënës të shpenzimeve qeveritare.
Udhëheqësi i pakicës demokrate, Hakeem Jeffries e quajti projektligjin “qesharak”.
Nëse ligjvënësit nuk arrijnë ta zgjasin afatin, qeveria do të fillojë një mbyllje të pjesshme duke ndërprerë fondet për gjithçka, nga ato agjenci që merren me sigurinë në kufi, tek parqet kombëtare, si dhe duke rrezikuar që më shumë se 2 milionë punonjës federal të mos paguhen.
Administrata e Sigurisë në Transport paralajmëroi udhëtarët se gjatë sezonit të ngarkuar të festave mund të përballen me radhë të gjata në aeroporte.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…