LAJME

Prokuroria jep detaje për aksionin “Brezovica 6”, tregon për çka dyshohen shtatë të arrestuarit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se shtatë personat të cilët u arrestuan mëngjesin e së mërkurës në aksionin “Brezovica 6”, dyshohen për veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Fajdeja” si dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se të arrestuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë.

Në këtë aksion i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, bëhet e ditur se janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellës, sot ka realizuar aksionin “Brezovica” i cili është vazhdimësi i rasteve të mëhershme, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëmbëdhjetë (11) lokacione të ndryshme, konkretisht tetë (8) lokacione në qytetin e Prishtinës, dy (2) në Podujevë dhe një (1) në Fushë Kosovë, ku me ç​’rast, janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova të ndryshme materiale, për të cilat Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se do të informojë në vazhdimësi.

Ndaj personave të dyshuar, Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, pritet të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

43 minuta ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

1 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

3 orë ago