BREAKING NEWS

Prokuroria ndërmerr edhe një hap për rastin e familjarëve të ministrit që u arrestuan të enjten

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar dje dy familjarë të Fikrim Damkës, ministrit të Zhvillimit Rajonal.

Gazeta Insajderi zbuloi se personat e arrestuar janë Anil dhe Sefçet Damka, të dyshuar për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Më 12.05.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartë cekura. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër për shkaqe shëndetësore, me rekomandim të mjekëve është dërguar në QKUK në përkujdesje mjekësore dhe në sigurim të policisë”, ka njoftuar Policia.

Sipas policisë gjatë vitit 2021 pronari dhe i autorizuari i një biznesi kanë përfituar tender nga Institucionet e Republikës së Kosovës pa i plotësuar kriteret.

“Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore është vërtetuar se të dyshuarit kanë paraqitur si referenca në dosjet e tenderëve në vitin 2021, referenca të cilat nuk i kanë fare të deklaruar qarkullimin në Administratën Tatimore të Kosovës dhe qarkullimin Bankar të Falsifikuar në një bankë, vlera e tenderëve të fituar sillet rreth 100,000.00 euro (një qind mijë euro)”, njofton Policia.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tashmë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Anil e Sefçet Damka.

Që të dy ngarkohen me veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se prokuroria për të njëjtit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në drejtim të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, të parapara sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dhënë Insajderit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari Anil Damka është dërguar ne Qendrën e Mbajtjes, ndërsa i dyshuari Sefçet Damka me rekomandim të mjekëve dhe në konsultim me Prokurorin e rastit për shkaqe shëndetësorë dërgohet për trajtim në përkujdesje mjekësore në sigurim të Policisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago