Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina po dërgohen në Ukrainë.
Rusia po vazhdon me propagandën e saj në vazhdën e tensionimit të situatës me Ukrainën, sidomos në rajonin e Donbasit, arenë kjo lufte mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase.
Në një konferencë të përbashkët për media me ministren e jashtme të Greqisë, Sergei Lavrov, ka thënë se mercenarë nga Ballkani janë dërguar në këtë rajon.
Në këtë mes, ai ka përmendur edhe kosovarët.
“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm rus.
Më poshtë keni deklaratën e tij.