FOTO&VIDEO

Shano: Putin e ka në dorë tani Europën, Rusia është superfuqi energjetike

Për analistin Dritan Shano, Putin e ka në dorë Europën në situatën aktuale, duke qenë se jemi në krizë energjetike, ndërsa Rusia është një superfuqi energjetike.

“Lufta ka kohë që ka filluar dhe vazhdon, por është një luftë diplomatike për të pozicionuar edhe njëherë Rusinë atje ku ata mendojnë se duhet të jenë. Por pse tani? Tani, ai e ka në dorë Europën. Përjetuam rritje të gazit, pasi ai e mbylli rubinetin dhe shkaktoi një krizë në Europë. Rusia është superfuqi energjetike dhe për Europën është shumë e rëndësishme. Ky është një moment kur të gjitha qeveritë e botës demokratike nuk shihen me sy të mirë nga qytetarët e tyre për shkak të një situate globale, pandemia e të tjera.

Putin ka treguar në qëndrimin e tij se nuk ka turp, nuk turpërohet. Liderët perëndimorë nuk turpërohen. Putin nuk e ka fare problem. Gjithmonë flitet për pozicionim. Unë mendoj se synimi i tij është të mbajë NATO-n larg. Këto janë ato momentet oportune të tij për të treguar muskulaturën e Rusisë. Megjithatë, unë mendoj se nuk ka për të pasur pushtim. Nuk e kam fjalën te kostot. Ai nuk ka nevojë të hyjë atje me trupa. Ai mund të krijojë situata të rënda në Ukrainë në çdo moment”, u shpreh Shano.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

12 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

22 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

22 orë ago