POLITIKE

Propagandisti serb: Kurti me Bashkim Jasharin kanë plane për sulm në Veri

Milovan Drecun, ish -komentatori politiko -ushtarak në Radiotelevizionin e Serbisë, tani në cilësinë e zyrtarit të një këshilli për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka komentuar emërimin e Bashkim Jasharit në krye të FSK’së duke thënë se “tani është e qartë se Albin Kurti nuk po mund të dalë nga uniforma e organizatës kriminale UÇK’ së”.

Ai ka thënë se të gjitha ato që i di për Bashkim Jasharin janë negative.

“Duhet të dimë se ai i përket një klani kriminal. Xhaxhai i tij është Adem Jashari që është likuiduar në përleshjet me forcat tona të sigurisë, por veçmas është interesante që Bashkim Jashari ka qenë njëri nga komandantët e zonave të të ashtuquajturës TMK nga viti 2003 dhe pikërisht në atë kohë është i dyshuar për aktivitete kriminale” ka thënë Drecun. Duke e sulmuar nga Beogradi komandatin e ri të FSK’së ai ka thënë se është i përfshirë “tregëtinë me drogë, armatim, reket dhe organizim të prostitucionit”.

Drecun duke vazhduar intervistën propagandistike në televizionin serb ka thënë se bashkë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë plane për sulm në Veri.

“Ata punojnë intensivisht për armatosjen e FSK’së që po shndërrojnë në një far ushtrie sipas planit 10 vjecar. Kanë plane operative për veprim dhe sulm në Veri të Kosovës. Qëllimi i tyre i vetëm është që të tentojnë të sundojnë me dhunë në Veriun e Kosovës” ka thënë Drecun që njihet me qasjen e tij antishqiptare nga vitet 90’të.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago