“Na ikëm! Thirrna kur t`bahet mirë”, është porosia që është vendosur në të e cila është ilustruar me një imazh të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti me një karrige në mes.
Në afërsi të vizatimit ku shihen Mustafa dhe Kurti ndodhet edhe mbishkrimi i LDK-së dhe motoja “Beso” që e përcolli këtë subjekt politik në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ende nuk dihet kush e ka bërë këtë pankartë e cila erdhi në kohën kur ende ka mospajtime mes VV-së dhe LDK-së rreth arritjes së koalicionit qeverisës ku si pika kyçe të mosakordimit me styre janë përmendur çështja e Presidentit, Kryeparlamentarit dhe ndarja e ministrive.