POLITIKE

Protestë kundër kryetarit të Parlamentit në Mali të Zi, qytetarët: Idhujt e tij janë Karaxhiç dhe Mladiç, kriminelë lufte

Në kryeqytetin historik të Malit të Zi, në Cetinë, të enjten, një grup qytetarësh kanë protestuar para selisë së parlamentit të Malit të Zi kundër ardhjes së kryeparlamentarit Andrija Mandiç për të marr pjesë në hapjen e seancës pranverore, e cila tradicionalisht mbahet në këtë qytet.

“Ne u mblodhëm këtu në Cetinën liridashëse për të protestuar kundër Andrija Mandiçit. E dimë se me kë është dhe kë mbështet, ky popull nuk e meriton këtë,” tha Radovan Peroviç, njëri nga organizatorët e protestës.

Peroviç tha se kryetari i parlamentit Mandiç mohon komunitetet tjera që jetojnë në Malin e Zi.

“Ata prishën të gjithë historinë. Mandiç është kundër Malit të Zi të pavarur. Ai mohon malazezët, kroatët, shqiptarët, myslimanët. Idhujt e tij janë Karaxhiç dhe Mladiç, kriminelë lufte, me në krye Sheshelin“, tha ai.

Protestuesit iu bën thirrje “partive qytetare të tregojnë se janë antifashistë dhe të votojnë për shkarkimin e Mandiçit“.

Ata mbanin pankarta me mbishkrime kundër zotit Mandiç dhe politikës pro-serbe dhe pro-ruse që, sipas tyre, ai dhe ithtarët e tij po e ndjekin në Malin e Zi.

Policia ka shtuar praninë në Cetinë dhe ka mbyllur disa pjesë të qytetit.

Ky reagim i policisë u kundërshtua nga kryetari i komunës së Cetinës, Nikolla Gjurashkoviq, i cili rrethimin policor ndaj një proteste paqësore të qytetarëve e cilësoi si skandaloz.

Sipas ligjit dhe traditës, çdo mbledhje e parë e seancës pranverore nis në kryeqytetin historik të Malit të Zi, në Cetinë, për të vazhduar më pas në Podgoricë.

Kryetari i parlamentit malazez Mandiç ditë më parë priti përfaqësuesin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik në Podgoricë duke shkaktuar reagime të shumta në Malin e Zi.

Vizita e udhëheqësit serb Dodik ishte një nga arsyet që nxiti partitë opozitare të paraqesin nismën për shkarkimin e Mandiçit nga kreu i parlamentit, duke gjykuar se ai “abuzoi rëndë për interesa partiake, nacionaliste dhe anti-evropiane”./ VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

7 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago