Tre qytetarë të tjerë janë parë duke protestuar para Kuvendit, pak para se të nisë seanca ju pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.
Njëri nga qytetarët i ka thënë T7’shit në një lidhje direkte se “më përpara i merr 100 virusa, se sa që e pranon rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Sipas tij, është Presidenti Hashim Thaci ai që duhet të rrezohet, e kjo ishte edhe përmbajtja e pankartes së tij, shkruan Gazeta Express.
Një tjetër qytetar ka thënë se nuk është koha e duhur për t’u rrëzuar Qeveria për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19.
“Qeveri do të mund të rrezohej në një afat tjetër. Por jo në një moment kur bota po e lufton pandeminë. Kosova nuk e ka luksin, nuk i ka mjetët për ta luftuar virusin, po mendojmë ta rrezojmë Qeverinë. I bëj kërkesë kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, që ta tërheq mocionin. Le të rrezohet Qeveria në një afat tjetër”, ka thënë ai.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…