Provokim – Serbët paralajmërojnë protestë në sheshin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Tuz

Më 19 dhjetor, në sheshin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Tuz është paralajmëruar organizimi i një proteste nga OJQ Serbët në Mal të Zi”.

Kjo protestë që në fakt është provokimin dhe nxitje dhune e urretje ndaj shqiptarëve, sipas organizatorit është protestë ndaj arrestimit të tre shtetasve të Malit të Zi në Kosovë, të cilët u arrestuan për arsye se në makinën e tyre mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Me të njëjtën retorikë anti-shqiptare ka reaguar edhe Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, që në fakt është vetëm vazhdimësi e politikës së tij shoviniste e anti-shqiptare.

Ndërkaq, askush nga autoritetet e të larta shtetërore nuk i ka dënuar këto provokime . Kryeministri Millojko Spajiq ashtu si edhe presidenti Jakov Millatoviq deri me tani kanë heshtur ndaj provokimeve antishqiptare.

Forumi Shqiptar është subjekti politik i cili e ka votuar këtë Qeveri dhe Kryetarin e Kuvendit Andrija Mandiq, me të cilin janë në bashkëqeverisje, andaj në këto rrethana lind pyetja legjitime se si arsyetohet pjesëmarrja e Forumit Shqiptar në Qeveri dhe cili është rroli i tij?