LAJME

Pse disa vende nga Ballkani po tërhiqen nga Festivali i Eurovizionit 2023?

Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnja dhe Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC 2023 në Liverpool.

Radio televizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.

Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë.

Radiotelevizioni publik i Maqedonisë së Veriut, MRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC gjendjen aktuale ekonomike: “Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta. Vendimi për t’u tërhequr nga ESC vlen për këtë vit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.”

Edhe Radiotelevizioni publik i Bosnjë-Hercegovinës, BHRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC shkaqe ekonomike.

Kurse tendenca e Radiotelevizionit publik të Bullgarisë, BNT, është relativisht e qartë: “Bullgaria nuk do të marrë pjesë në ESC 2023 dhe ndoshta as në edicionet e ardhshme. Pas analizave, u vendos që ky program nuk është më i rëndësishëm për Radiotelevizionit publik të Bullgarisë.” DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

12 minuta ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

1 orë ago
  • POLITIKE

“Mesazh i koduar nga Vuçiç?!”, Presidenti serb: E dimë çfarë kanë kazermat në Shqipëri dhe Kosovë

Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

12 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

14 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

15 orë ago