Fshati Drenoc nga Malisheva është bërë me një deputet në Kuvendin e Kosovës, me formimin e qeverisë së re, transmeton Gazeta Metro.
Arbëreshë Krasniqi nga radhët e Nismës Socialdemokrate do të zëvendësojë zëvendës-kryeministren Albulena Balaj Halimin.
Kjo është bërë e ditur nga vetë deputetja e ardhme, Krasniqi, e cila përmes një postimi në Facebook, iu drejtua bashkëvendasëve të saj nga Drenoci.
Më herët ky fshat ishte përmendur si një formë shakaje ku mësimdhënësi i këtij fshati Nexhat Krasniqi thoshte “Pse Drenoci mos ta ketë asnjë deputet”.
Shkrimi i plotë:
“Të nderuar bashkëvendas nga Drenoci,
Ju falenderoj të gjithëve për punën e vazhdueshme në përkrahje të Nismës Socialdemokrate. Pa ju, sukseset e arritura do të ishin të pamundura. Andaj, më 6 tetor, kërkoj mbështetjen tuaj për numrin 18 dhe me besimin tuaj, të jem zëri i Drenocit në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Ju falenderoj,
Arbëreshë Krasniqi”