Presidenti amerikan Donald Trump u pyet pse samiti i planifikuar në Budapest me Vladimir Putinin nuk po zhvillohet.
“Mosmarrëveshja kryesore është se ata thjesht nuk duan të ndalen ende”, tha kreu i shtetit amerikan.
“Mendoj se do ta bëjnë, sepse kjo po i kushton shumë Rusisë, po ashtu edhe Ukrainës”, shtoi ai.
Trump dhe Putin kishin planifikuar të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por bisedimet u anuluan nga presidenti amerikan, duket se për shkak se ai dyshonte se mund të arrihej ndonjë përparim drejt një marrëveshjeje paqeje.
Komentet, Trump i bëri gjatë takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Hungarisë, Viktor Orban.
Orban nga ana e tij u shpreh se mbështet qëndrimet e Donald Trump në lidhje me luftën në Ukrainë.
Kreu i presidencës hungareze shtoi se nëse Trump do ishte president i SHBA-ve kur shpërtheu konflikti, nuk do kishte luftë. Trump po ashtu deklaroi se bie dakord me Orbanin e se të dy kanë besim se lufta do mbarojë.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…