POLITIKE

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”, gazetarët danezë e pyesin Osmanin për marrëveshjen me të burgosur

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian që po mbahet sivjet në Kopenhagë. Para se të nisin punimet e takimet, Osmani u ndal te shtypi për pyetjet e tyre.

Gazetarët vendas aty u interesuan për marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të strehuar të burgosur të saj, raporton Gazeta Express.

“Kjo është shtyrë shumë herë. A mund të jepni disa garanci që do të realizohet vërtet?”, u pyet Osmani.

“Në fakt tashmë është realizuar dhe si presidente jam angazhuar personalisht. Është ratifikuar nga parlamenti ynë. Tani pjesa tjetër janë kryesisht çështje teknike mes dy ekipeve se si do të zbatohet ky marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës. Për ne është shumë e rëndësishme dhe po ashtu është edhe për Danimarkën, si partnerë të afërt, që çdo gjë të bëhet dhe të zbatohet në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Por nuk ka pasur vonesa. Në fillim ka pasur disa vonesa me ratifikimin në parlamentin tonë, por kanë kaluar disa muaj tashmë që ai ratifikim është përfunduar. Tani janë vetëm ekipet teknike që po bëjnë punën e tyre”, tha Osmani.

Më pas asaj iu shtrua një pyetje tjetër.

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”.

Osmani në përgjigje tha se s’ka të bëjë me atraktiven, por me kthimin e të mirës meqë Danimarka i qëndroi Kosovës krah në kohët e saj të vështira të luftës.

“Nuk ka të bëjë me strehimin e kriminelëve. Vendet që mbrojnë të njëjtat vlera, vendet që janë aleatë, e mbështesin njëri-tjetrin. Në kohën kur ne po përjetonim gjenocid, Danimarka ishte një nga vendet që qëndroi pranë nesh dhe erdhi të na shpëtonte jetën. Tani jemi në gjendje të kthejmë mbështetjen kur Danimarka ka nevojë për ne për të mbrojtur vlerat për të cilat qëndrojmë, ne do të jemi aty për Danimarkën. Kjo nuk ka të bëjë me shkeljen e asnjë standardi të të drejtave të njeriut që ekziston. Ka të bëjë me respektimin e atyre standardeve, por jo vetëm, por së bashku [me Danimarkën]. Ky është ndryshimi i vetëm. Mbështetja e ndërsjellë nuk ka të bëjë kurrë me të qenit tërheqës për kriminelët. Mbështetja e ndërsjellë ka të bëjë me mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe standardeve të të drejtave të njeriut, së bashku. Pra të jesh aty për njëri-tjetrin – dhe kjo është ajo që po bëjmë për Danimarkën – në të njëjtën mënyrë që Danimarka qëndroi me ne në kohën kur kishim nevojë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago