POLITIKE

Pse është kaq i rëndësishëm Tajvani – sa SHBA është gati të rrezikojë gjithçka?

Së fundmi, SHBA duket se është gati të rrezikojë gjithçka për të mbrojtur Tajvanin – por çfarë është kaq e rëndësishme për këtë ishull të vogël në Azinë e largët?

Që pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, sytë e botës u kthyen për nga Azia dhe frika e një konflikti të mundshëm mes Tajvanit dhe Kinës vazhdon ende.

Ministri i jashtëm tajvanez e ka quajtur sulmin e Rusisë në Ukrainë një shkelje të Konventës së OKB-së, duke shprehur shqetësimin se ishulli i vogël aziatik mund të ketë të njëjtin fat.

Në të njëjtën kohë, Kina ka refuzuar kategorikisht ta quajë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën një ‘sulm pushtues’ apo ‘akt luftarak’ duke njohur deri sot, të drejtat e Rusisë për të ‘mbrojtur sovranitetin e saj’.

Ku ngjasojnë Tajvani dhe Ukraina?

Pavarësisht faktit se ky krahasim nuk është ideal, Tajvani – njësoj si Ukraina – ka jetuar gjatë nën hijen e një superfuqie si Kina e cila ka refuzuar gjithnjë ta njohë ishullin si një shtet të pavarur.

Në të njëjtën kohë, Pekinin ka nisur rregullisht avionë luftarakë drejt qiejve tajvanez nën petkun e “stërvitjeve ushtarake’.

Të dy liderët edhe ai kinez, Xi Jinping edhe ai rus, Vladimir Putin, i kanë mëshuar prej kohësh të njëjtës propagande, që vë në punë nostalgjinë e një të shkuare të lavdishme imperialiste me anë të së cilës ata po justifikojnë edhe pretendimet e tyre territoriale të viteve të fundit.

Presidenti kinez i ka ushtruar gjithnjë presion Tajvanit që të mos kërkojë pavarësinë nga Kina, në të njëjtën mënyrë që Putin ka paralajmëruar vazhdimisht Ukrainën që të mos bëhet pjesë e aleancave me perëndimin siç është anëtarësimi në NATO.

Ku ndahen Tajvani dhe Ukraina?

Sidoqoftë, mes Ukrainës dhe Tajvanit ka një diferencë të rëndësishme.

Së pari, edhe pse shumica e shteteve nuk e njohin Tajvanin si shtet të pavarur, ishulli është një partner tregtarë kyç i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe një pikë strategjike në zinxhirin e furnizimit global.

Ky ishull dominon fuqishëm industrinë e makinerive elektrike si vendi kryesor në prodhomini e mikroçipeve që përdoren në teknologjitë më të avancuara civile dhe ushtarake, duke nisur nga makinat, telefonat celularë, kompjutera, pajisjet ushtarake, mjekësore, inxhinierike etj.

Praktikisht, ato janë pulsi i teknologjisë globale.

Gjithashtu, pozicioni strategjik i Tajvanit, e ka kthyer atë në një zonë të rëndësishme për bazat ushtarake amerikane në Oqeanin Paqësor.

Dhe mbi të gjitha, në një kohë kur administrata Biden është shprehur e bindur se edhe në rast konflikti, SHBA dhe NATO nuk do të dërgojnë kurrë trupa për të mbrojtur ukrainasit, në rastin e Tajvanit çështja ndryshon katërcipërisht.

Politika e njohur si ‘ambiguiteti strategjik’ ka shërbyer prej kohësh si shtyllë parandaluese e SHBA-së ndaj Kinës.

Shqetësimi i shumë analistëve në Tajvan ama, është se një Perëndim i shpenguar dhe një kundërpërgjigje e dobët ndaj pushtimi rus në Ukrainë, mund të mobilizojë Partinë Komuniste Kineze që të shtojë trysninë mbi ishullin tajvanez duke përdorur manovra që qeveria e Tajvanit i ka quajtur ‘taktikat e zonës gri’ – që kanë të bëjnë me faktin se Kina nuk ka reshtur kurrë së pretenduari se ishulli i vetëqeverisur i Tajvanit është territor kinez./Euronews/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago