POLITIKE

Tërmkolli: Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve! Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë!

Nisja e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë ka nxitur reagime të shumta. Kanë shkruar edhe krerët e shtetit e të partive politike. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është krenar që ka vendosur gurthemelin e objektit, derisa Isa Mustafa ka thënë se askujt nuk duhet t’i pengojë ndërtimi i një Xhamie të re meqë mbi 95 % e popullit në Kosovë janë myslimanë.

Por komplet qëndrim tjetër ka bashkëpartiakja e Mustafës, Melihate Termkolli.

Ajo thotë se në Kosovë ka më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e banorëve, derisa thotë se ndërtimi i një xhamie tjetër shtesë është në favor të politikanëve që ia kanë shitur shpirtin djallit.

“Kohë e zuzarëve, jo e atdhetarëve!Kosova, sipas të dhënave, është vendi me më së shumti xhami në botë krahasuar me numrin e popullsisë! Për besimtarët dhe fetarët, pra, ka mjaftueshëm xhami. Veç për politikanët që ia kanë shitur shpirtin djallit dhe bëjnë punën e tij, nuk ka mjaftueshëm Xhami”, ka shkruar Termkolli.

Sipas saj, Kosova është shumë më keq sesa ka propaganduar Serbia, duke thënë se tashmë është koha e zuzarëve dhe jo atdhetarëve.

“Këta “politikanë” po i konfirmojnë popullit tonë dhe krejt botës se jemi edhe më keq se që ka propaganduar Serbia kundër shqiptarëve për më tepër se një shekull. Këta nuk kultivojnë as nuk mbrojnë asnjë vlerë tonën kombëtare, as politike as kulturore. Turkoshakë e anadollakë!Kohë e zuzarëve është kjo, jo e atdhetarëve”, , ka përfunduar ajo


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago