Gazetari i Financial Time, Max Seddon, i cili përcjell në vazhdimësi zhvillimet në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ka reaguar edhe për ngjarjen e fundit që ka marrë vëmendjen e gjithë botës, atë të shpërthimit të urës së vetme që lidh Rusinë me rajonin e Krimesë.
Ai ka publikuar nja hartë në të cilën tregohet rëndësia e urës edhe për përpjekjen e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Prishja e saj, siç shkruan Seddon është një fatkeqësi për Rusinë meqë tashmë Putinit do t’i mbetet vetëm një kanal tokësor për të furnizuar forcat në rajonet e Kherson dhe Zaprizhzhzhia, rajone në të cilat edhe ashtu është duke u tërhequr përballë kundërofensivës së Ukrainës.
Ura që lidhte Rusinë me Krimenë ishte përuruar nga Vladimir Putin me 2018 dhe ka qenë e një rëndësie jetike për rusët. Shpërthimi që e ka dëmtuar atë sot ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka shkaktuar dëmtim masiv.
Nga Ukraina ka pasur reagime të shumta, disa prej të cilave edhe tallëse, duke ia uruar ditëlindjen Putinit me një video të urës së shkatërruar.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…