POLITIKE

Pse janë ftohur marrëdhëniet e Albin Kurtin me Edi Ramën?

Kryeministri Edi Rama uroi këtë hënë uroi Albin Kurti dhe Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, megjithëse mes dy liderëve duket se marrëdhëniet mes tyre nuk janë fort të mira.

Ndërkohë gazetari kosovar, Baton Haxhiu, ka treguar në emisionin ‘Opinion’ se si do të jenë marrëdhëniet mes Ramës dhe Albin Kurtit dhe pse janë ftohur këto marrëdhënie mes Kurtit dhe Ramës.

“Unë mendoj që janë marrëdhëniet e ftohta. Albin Kurti ka bërë gabimin e tij të jetës, gabimin politik se.. Ka bërë gjë që nuk bëhet për një lider, ka shkuar tek Presidenti i vendit ka gënjyer se ministri i jashtëm ka kontrabanduar me armë vetëm për ta ndaluar të jetë Ministër i Jashtëm. Ka bërë një linçim publik dhe ai linçim publik për tradhti, e ngatërron bukur shumë marrëdhënien mes qeverisë shqiptare dhe asaj Kosovë”, tha Haxhiu.

“Ai ka shpallur zotin Rama dhe zotin Cakaj tradhtar dhe unë nuk e di se si do ta ndërtojë një marrëdhënie të re nëse nuk kërkon falje. Ardhja e Albin Kurtit si i parë në skenën politike në Kosovë e ka filluar që zona politike mes Kosovës dhe Shqipërisë të jetë një. Nuk do jetë vetëm debate politike, tani hyn në një valle të re të debatit publik”, tha me tej ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

24 orë ago