Pas takimit me kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar edhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
Sipas njoftimit nga LDK-ja, gjatë takimit u diskutua për procesin zgjedhor në zgjedhjet e 6 tetorit. Në këto zgjedhje, pas numërimit të votave të rregullta, VV-ja doli e para e LDK-ja e dyta.
“Ambasadori Kosnett ishte i kënaqur me atë se sa mirë shkoi procesi zgjedhor, me daljen e lartë në votime, dhe për faktin se kishte aq shumë përqendrim në çështjet për të cilat shqetësohen votuesit. Ai tha se pret një përqendrim të ripërtërirë në përparim kundër korrupsionit, në ekonomi, dhe në dialog me Serbinë drejtë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…