LAJME

Pse po rrëmbehen disa serbë në veri dhe cili grup kriminal dyshohet se i maltretoi?

Ditëve të fundit është raportuar për rrëmbimin e gjashtë qytetarëve serbë në veri të Kosovës dhe disa prej tyre janë dërguar në Serbi.

Dyshimet janë se në këtë ngjarje janë të përfshirë agjentë të shërbimit sekret të Serbisë. Të rrëmbyerit janë dhunuar fizikisht për shkak se kanë refuzuar të hyjnë në automjetin e rrëmbyesve. Ndërsa, bëhet me dije se mes tyre është rrëmbyer edhe një ish-polic i Kosovës.

Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për këto rrëmbime të disa serbëve në veri, megjithatë burime brenda institucioneve të sigurisë e vërtetojnë një dyshim të tillë.

Demokracia.com ka arritur t’i sigurojë emrat e disa prej të rrëmbyerve, por për shkak të sigurisë së tyre, ata do të mbrohen nga ekspozimi publik.

Grupi i dyshuar që i ka rrëmbyer qytetarët në veri njihet me një nofkë në gjuhën serbe (po ashtu emër i njohur për redaksinë). Ky grup ka vepruar edhe në Serbi dhe i njëjti gjatë verës i ka sulmuar aktivistët e opozitës atje.

Dy të rrëmbyerit e parë, njëri nga Leposaviqi, sipas informacioneve që posedon Demokracia.com, janë mbajtur një ditë në një bodrum dhe janë maltretuar deri në alivanosje. Këta dy më pas janë lënë nëpër male dhe shërimin tani po e vazhdojnë në shtëpitë e tyre nga frika se shkuarja në spitalin e Mitrovicës Veriore mund të rezultojë me pasoja edhe më të rënda për ta.

Personi i tretë i rrëmbyer dhe i rrahur është pronar i një biznesi në Leposaviq, i cili gjithashtu është mbajtur i mbyllur për 24-orë.

Në kërkim nga banditët serbë, siç ka mësuar Demokracia.com, është edhe një ish-rreshter i Policisë së Kosovës, mirëpo të njëjtin ende nuk kanë arritur ta kapin. Ky ish-rreshter (emër i njohur për redaksinë) edhe më herët ka pasur telashe me strukturat kriminale në veri, pasi që e kishte regjistruar veturën me targa RKS.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, para se të ndodhin këto kidnapime të disa qytetarëve serbë atje, në një konferencë për media iu kishte referuar disa të dhënave të inteligjencës dhe kishte konfirmuar se një pjesë e kriminelëve në veri vijnë nga radhët e ish-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Tashmë i kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, qoftë nga Policia apo nga inteligjenca, e cila na thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, kishte thënë Sveçla pas sulmeve në qendrat e KQZ-së në veri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

1 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

3 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

4 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

6 orë ago