Në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, 300 kilometra larg Beogradit, do të zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës.
Ndeshja e Ligës së Kombeve zhvillohet të shtunën mbrëma.
Televizioni zviceran ka publikuar një shkrim për atë se pse ndeshja nuk zhvillohet në Beograd, por në Leskovcin e vogël dhe në stadiumin modern, por me kapacitet prej vetëm 8000 vendesh.
Pra lojtarët e Zvicrës nuk do të kenë presionin e 60 mijë shikuesve, sa do të mund të ishin në Beograd, por të më pak se 8000 shikuesve.
“Federata përkatëse vendos ku do të organizojë ndeshjen”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i federatës helvetike.
Federata e Zvicrës ka strategji që ndeshjet t’i luajë në qytete të ndryshme si Gjenevë, Zuerich, St. Gallen.
“Serbët duket se kanë strategji të tillë po ashtu”, ka shtuar Arnold.
Televizioni zviceran shkruan se arsye tjetër mund të jetë rënia e interesimit për të parë Serbinë nga tifozët e saj.
Kështu që në federatën serbe do të jenë të lumtur nëse mbushet arena në Leskovc.
Përfaqësuesja zvicerane, që për kapiten e ka Granit Xhakën, do të fluturojë për në Nish.
Prej atje do të ketë udhëtim 50 minutësh me autobus për në Leskovc.
Zvicra mezi ka gjetur hotel për 60 persona, sa janë gjithsej në ekspeditë, në afërsi të Leskovcit.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…