POLITIKE

Pse vonon rezultati në Shqipëri? Ekspertët: Faj i njerëzve

Rotacioni i pushtetit në Kosovë ndodhi pa shumë zhurmë. Rezultati doli brenda pak orësh ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, ndërsa procesi nuk pati kontestime. Edhe në vendin tonë në të shkuarën votat janë numëruar në qendrat e votimit, por as ky fakt nuk e ka përshpejtuar procesin, përkundrazi.

“Duket qartësisht se menaxhimi sic bëhet tek ne ka dështuar qoftë dhe për këtë fakt. Sugjeroj që komisioni i reformës zgjedhore të nisë punën për të bërë korrigjimet e duhura që të kemi nivel administrimi më të pranueshëm për vendin tonë”, tha Klement Zguri.

Ekspertët zgjedhor, problemin nuk e shohin tek sistemi, por tek sjellja e aktorëve politik të cilët në krahasim me ato të Kosovës ndryshmi është i dukshëm.

“Ne e kemi patur këtë sistem me përpara, por prap kemi pasur probleme, dallimi është tek kultura e munguar për të zbatuar ligjin”, tha Kristaq Kume, ekspert zgjedhor.

Sistemi në Kosovë e bën të domosdoshëm krijimin e koalicioneve para apo pas zgjedhore duke prodhuar një qeverisje më përfaqësuese. Por, kryetari i KQZ, Zguri rezervohet në propozime, ndryshe nga paraardhësi i tij Kristaq Kume.

“Ne kemi nevoje për mazhoranca qe formohen si rezultat i koalicioneve paszgjedhore dhe këtë mund ta sigurojë propocionali i pastër rajonal ose sistem i përzier mazhoritar plus propocional”, tha ai.

Ndryshe nga sa ndodhi në Kosovë, në Shqipëri zgjedhjet tek ne nuk janë një festë demokracie. Numërime kutish të cilat zgjasin me javë dhe incidente para e pas zgjedhore janë traditë tashmë në vendin tonë, ku shpesh herë ambasadorët duhet të përveshin mëngët për një rezultat të shpejtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

18 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago