Policia e Kosovës ka publikuar emrat dhe fotografitë e pesë personave të tjerë duka e quar kështu numrin në dhjetë, që dyshohen se janë të përshirë në aktivitete kriminale të kontrabandës me mallra.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë: Ilija (Vitomir) Vicentijevic, Vehbi (Kadri)Hyseni, Muhamet (Kadri) Hyseni, Muhamet (Sefedin) Vallqi dhe Agron (Zenel) Novaj .
Kujtojmë se policia pak më parë shpalli në kërkim Besim Zeqirin, Halil Sylejmanin, Festim Sylejmanin, Fitim Latifin dhe Milan Radisavljevic.
Policia ka njoftuar se janë duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra.
“Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999 , të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.”
“Njëkohësisht Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit”, përfundon njoftimi.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…