POLITIKE

Serwer: Vuçiqi synon veriun e Kosovës, është ulur përballë Rusisë dhe Kinës

Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer vlerësoi se pajtimi i Kovës me Serbinë duhet të ndodhë mes dy vendeve sovrane.

Ai tha për N1 se kreu i Serbisë po synon veriun e Kosovës, duke thënë se ai mund të merret vetëm me menaxhimin e popullatës serbe atje.

“Kosova është sovrane dhe e pavarur dhe unë nuk mendoj se dikush në Beograd as e imagjinon që Beogradi do taë menaxhojë një shumicë prej 95% të popullsisë së Kosovës, ata thjesht po merren me menaxhimin e popullatës serbe në Kosovë dhe nuk ka dyshim se Vuçiqi do të ishte i lumtur që ta merrte veriun”, tha Serwer.

Sidoqoftë, eksperti amerikan shtoi se shumica e qytetarëve nuk do të ishin të kënaqur me këtë zgjidhje dhe se sipas tij është më mirë që pajtimi të mos bëhet përmes ndarjeve, por përmes marrëdhënieve midis dy vendeve sovrane ku popullsia serbe në Kosovë do të ishte e mbrojtur.

Kur u pyet se çfarë donte të thoshte kur shkroi në një nga veprat e tij se “Serbia është e humbur tani për tani”, Serwer tha se mesazhi i tij ishte për “kolegët në Washington”, lidhur me faktin se nuk ka media të lirë ose gjyqësor të pavarur në Serbi, se ekziston një opozitë demokratike liberale, por e përbërë kryesisht nga nacionalistë.

“Ka shumë demokratë liberalë në Serbi, por ata nuk kanë zhvilluar disiplinë partiake që duhet të përbëjë kërcënim serioz për Vuçiqin në zgjedhje. Kështu që mesazhi im i drejtohet Washingtonit dhe Brukselit që ata të zgjohen dhe të kuptojnë se shpresat që kishim”, tha Serwer.

Ai tha se Samiti i BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur së fundmi e lë derën hapur për zgjerimin e ardhshëm të BE-së, por se është e qartë se vendet kandidate do të duhet të përmbushin kushte shumë strikte, raporton N1.

Ai vlerësoi se pati disa rezultate të rastësishme në samit.

“Unë mendoj se ndihmoi për ta hapur pak derën e zgjerimit dhe ata e bënë të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i plotësojnë kriteret strikte për t’u anëtarësuar në BE”, tha Serwer.

Lidhur me faktin se ne nuk dëgjuam asgjë për data në Samit, Serwer thotë se nuk mbeti i befasuar që BE-ja s’pranoi të jepte një datë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë mendoj se është shumë herët për të folur për një datë, sepse këto vende janë shumë larg përmbushjes së kritereve dhe nuk mendoj se përmendja e një date nga viti 2030 do të ishte pozitive”, tha Serwer.

Sipas tij, anëtarësimi i një ose dy vendeve mund të ndodhë edhe para kësaj date.

“Nuk ka dyshim se pranimi nuk është automatik, kërkon konsensus të shteteve anëtare dhe është i vështirë të arrihet, por do të jetë më lehtë kur të rimëkëmbet ekonomia e BE-së, e cila po vuan nga një recesion i shkaktuar nga Covidi”, thotë eksperti amerikan.

I pyetur se çfarë mendon për zhgënjimin e udhëheqësve të BE-së në lidhje me marrëdhëniet që Serbia i ka me Kinën dhe Rusinë, Serwer tha se tani është e qartë se “Serbia nuk ulet më në dy karrige”.

“Vuçiq e ka bërë të qartë se ai nuk do ta zgjidhë çështjen e Kosovës para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, dhe ndoshta jo në mandatin tjetër nëse zgjidhet. Kështu që ai nuk është ulur më në dy karrige, por në një karrige përballë Rusisë dhe Kinës”, tha profesori amerikan.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria në Serbi e ka ri-futur autokracinë në nivelin e brendshëm dhe e ka drejtuar politikën e saj të jashtme drejt lindjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago