Këtu janë disa fotografi të publikuara nga zyrtarët ushtarakë ukrainas të një kopshti fëmijësh në Ukrainën lindore që ata thonë se është dëmtuar nga granatimet.
Kopshti i fëmijëve është në Stanytsia Luhanska, një qytet i vogël në vijën e parë të luftës së Ukrainës kundër separatistëve të mbështetur nga Moska. Askush nuk u lëndua, sipas raporteve të Ukrainës, shkruan The Guardian.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) raportoi sot për “incidente të shumta granatimesh përgjatë vijës së kontaktit në Ukrainën Lindore”, por ende nuk ka dhënë detaje.