Një dron i ukrainasve goditi një ndërtesë në Moskë, duke shkaktuar një shpërthim që u dëgjua në të gjithë zonën e biznesit të qytetit, njoftuan burimet ruse.
Kryebashkiaku Sergey Sobyanin tha se mbrojtja kundërajrore rrëzoi një dron, mbetjet e të cilit ranë në Qendrën Expo të qytetit. Ky është i fundit në një seri sulmesh të tilla në kryeqytetin rus, transmeton Telegrafi.
Pamjet në mediat sociale tregojnë tym që ngrihet në qiellin e Moskës, në anën tjetër ende nuk ka komente nga Ukraina lidhur me sulmin.
Sulmi ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.
Ai tha se pas aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të qytetit, droni “ndryshoi rrugën e tij të fluturimit” dhe u përplas në një ndërtesë në Krasnopresnenskaya Embankment, një pjesë e Moskës që është shtëpia e një numri ndërtesash qeveritare.
Sobyanin shtoi se mbeturinat nuk shkaktuan zjarr dhe se askush nuk u lëndua, ndërsa tha se droni nuk shkaktoi “ndonjë dëm të konsiderueshëm” në Qendrën Expo.
⚡A new video of the moment of the explosion caused by a UAV hitting the Moscow City building has been posted online. https://t.co/PamDuTy7SS pic.twitter.com/7WkhFA6lAz
— BLYSKAVKA (@blyskavka_ua) August 18, 2023