VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të para jozyrtare, partia më e madhe opozitare ka fituar 39 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Ndërsa, partia në pushtet LSDM ka fituar 18 komuna. E treta radhitet BDI me fitoren në 10 komuna. Koalicioni ASH/AAA ka fituar në 3 komuna (në rast se fiton Dibrën), Lëvizja BESA në 2 komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM, PLD/DOM. Në këto zgjedhje 3 komuna janë fituar nga kandidatët e pavarur.
Në qytetin e Shkupit, nga 89,5 për qind e votave të përpunuara, Petre Shilegov nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka fituar 78.664 vota ose 41,10 për qind, ndërsa kandidatja Danella Arsovska e mbështetur nga opozita ka fituar 106.021 vota ose 55,40 për qind.
Në Haraçinë, Ridvan Ibraimi nga BDI-ja fitoi 50,54 për qind, kurse Melikije Halimi nga LSDM-ja 47,9 për qind.
Në Bogovinë Besnik Emshiu nga BDI fitoi 62,29 për qind, ndërsa kundërshtari i tij nga ASH/AAA, Albon Xhemaili me 36,36 për qind.
Në Bërvenicë, Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE ka fituar 49,11 për qind, ndërsa Enver Pajaziti i pavarur 48,61 për qind.
Në Vasilevë, Sllave Andonov nga VMRO-DPMNE ka 49,22 për qind të votave, ndërsa Marjan Janev nga LSDM 48,84 për qind të votave.
Në Vevçan, Spase Kocovski nga VMRO-DPMNE ka 50,41 për qind të votave, ndërsa Sasho Jankoski LSDM – 46,88 për qind.
Në Vrapçisht, Isen Shabani nga Aleanca dhe Alternativa – 50,99, dhe Nebi Rexhepi nga BDI 47,51 për qind.
Në Gjevgjeli, Andon Saramandov nga VMRO-DPMNE ka fituar 56,88 për qind të votave para Sasho Potskov nga LSDM me 38,68 për qind të votave.
Në Gostivar, Arben Taravari nga Aleanca dhe Alternativa fitoi 57,79%, ndërsa Nevzat Bejta nga BDI me 40,07%.
Në Debarcë, Zoran Nogaçeski nga VMRO-DPMNE ka fituar 52,81 për qind të votave dhe Igor Krcoski nga LSDM 44,74 për qind të votave.
Në Demir Kapi, Llazar Petrov nga LSDM fitoi 49,83 për qind të votave, ndërsa Andon Donev nga VMRO-DPMNE 48,47 për qind të votave.
Në Demir Hisar, Nikolla Najdovski nga VMRO-DPMNE ka 49,75 për qind të votave, ndërsa Stevçe Mitrevski nga LSDM 46,76 për qind.
Në Dollnen, Urim Ibeski nga BDI fitoi 51,29 për qind, ndërsa Adnan Xhaferoski nga LSDM – 45,16.
Në Zhelinë, Blerim Sejdini nga Besa ka 49.97 për qind, ndërsa Fatmir Izairi nga BDI 49.29 për qind.
Në Zelenikovë, Kosta Manevski nga VMRO-DPMNE ka 51,64 për qind të votave dhe Borçe Gievski nga LSDM – 46,26 për qind të votave.
Në Karposh, Stevço Jakimovski nga GROM-i fitoi 49,61 për qind, ndërsa Dushko Veskovski nga LSDM-ja 44,79.
Në Kërçovë, Fatmir Dehari nga BDI-ja fitoi 53.00 për qind dhe Aleksandar Jovanovski nga VMRO-DPMNE – 44.34.
Në Konçe, Zlatko Ristov nga VMRO-DPMNE fitoi 49,93 për qind të votave, ndërsa Blagoj Iliev nga LSDM 48,89 për qind të votave.
Në Koçan, Ljupço Papazov nga VMRO-DPMNE ka 48,30 për qind, ndërsa Nikolço Iliev nga LSDM 48,21 për qind.
Në Kratovë, Todorce Nikolovski nga VMRO-DPMNE fitoi 59,92 për qind të votave, përpara Vlatko Bojkovskit nga LSDM me 36,34 për qind të votave.
Në Kumanovë, Maksim Dimitrievski kandidat i pavarur ka fituar 55,32, ndërsa Oliver Ilievski nga LSDM me 42,05 për qind të votave.
Në Llozovë, Boshko Cvetkovski nga VMRO-DPMNE ka 49,94 për qind të votave, ndërsa Aco Velkovski nga LSDM 47,45 për qind.
Në Makedonska Kamenica, Dimço Atanasovski nga VMRO-DPMNE fitoi 51,00 për qind, Sonja Stamenkova nga LSDM – 42,69.
Në Makedonski Brod, Zarko Ristevski nga VMRO-DPMNE ka 48,97 për qind, ndërsa Aco Noveski i pavarur 48,28 për qind.
Në Novosellë, Gjorge Bozhinov nga VMRO-DPMNE ka 51,05 për qind të votave, ndërsa Zvonko Angelov nga LSDM 47,06 për qind të votave.
Në Pehçevë, Aleksandar Kitanski nga VMRO-DPMNE mori 51,20 për qind të votave, ndërsa Slavço Pandurski nga LSDM 45,98 për qind të votave.
Në Probishtip, Dragan Anastasov nga LSDM ka 49,58 për qind dhe Marjan Milenkovski nga VMRO-DPMNE 46,27 për qind.
Në Ohër, Kiril Peçakov nga VMRO-DPMNE fitoi 54,60 për qind dhe Konstantin Georgievski nga LSDM – 42,37.
Në Rankovc, Borçe Spasovski nga VMRO-DPMNE ka 51,54 për qind të votave, Daniel Krstevski nga LSDM 46,45 për qind të votave.
Në Resnjë, Jovan Tozievski nga VMRO-DPMNE ka marrë 50,07 për qind, ndërsa Zhivko Gosarevski nga LSDM 46,17 për qind.
Në Rosoman, Stojan Nikolov nga LSDM ka 53,65 për qind të votave, ndërsa Tihomir Nikollov nga VMRO-DPMNE 44,31 për qind të votave.
Në Nagoriçan të Vjetër, Zaklina Jovanovska nga LSDM ka 55,58 për qind të votave dhe Vllaste Dimkoviq nga TMRO 41,89 për qind të votave.
Në Strugë, Ramiz Merko nga BDI fitoi 52.05, kurse Idri Istrefi nga Aleanca dhe Alternativa me 44.33.
Në Studeniçan, Azen Sadiki nga PDSH ka fituar 49,73 për qind të votave, ndërsa Ejup Abazi nga BDI 49,02 për qind të votave.
Në Tearcë, Nuhi Neziri nga BDI ka 55.86 për qind të votave, para Nazim Tahitit nga Aleanca dhe Alternativa me 42.39 për qind të votave.
Në Tetovë, Bilall Kasami nga Besa ka fituar 54,84 për qind, ndërsa Teuta Arifi nga BDI me 42,02 për qind.
Në Çashkë, Goran Stojanovski nga LSDM ka 56,07 për qind të votave, para Suat Shaqirov nga BDI 41,78 për qind të votave.
Në Çeshinovë-Obleshevë, Dalibor Angelov nga VMRO-DPMNE ka fituar 52,93 për qind, ndërsa Goranço Krstev nga LSDM 44,15 për qind.
Në Çucer Sandevë, Sashko Komnenoviq nga LSDM ka 50,73 për qind të votave, ndërsa Jovan Pejkovski i pavarur 46,78 për qind të votave.
Në Manastir nga 87,6 për qind vendvotime të përpunuara, Toni Konjanovski VMRO-DPMNE ka 51,18 për qind dhe Hristo Kondovski nga LSDM 44,81.
Në Radovish, nga 91,30 për qind të vendvotimeve të përpunuara, Aco Ristov nga VMRO-DPMNE ka 59,34, Kolë Çarakçiev nga LSDM 37,22.
Në Qendër, 75,64% të vendvotimeve të përpunuara, Goran Gerasimovski nga LSDM ka 52,45, kurse Natasha Kotlar-Trajkova nga VMRO-DPMNE 43,45.
Në Çair, nga 87,21 për qind të vendvotimeve, Visar Ganiu nga BDI ka 54,34 për qind, ndërsa Bekim Sali nga Aleanca dhe Alternativa 40,83.
Në Shuto Orizarë, nga 75 për qind të vendvotimeve të përpunuara, Kurto Dudush nga DOM/LDP ka 50,57 për qind, kurse Ferat Asani nga LSDM 44,11.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë vonë i shpalli rezultatet fillestare jozyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Rezultatet përfundimtare, siç njoftoi kryetari i KSHZ-së, do të shpallen sot.