LAJME

“Puç nga UDB-ja”- Avokati i Thaçit përkujton se kush ishte për dhe kundër zgjedhjes së Sylejman Selimit si komandant i përgjithshëm i UÇK’së

Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, përgjatë parashtrimit të pyetjeve ndaj dëshmitarit Bislim Zyrapi, ka përkujtuar takimin ku është vendosur për komandantin e përgjithshëm të UÇK-së. Nga ajo çfarë ka cituar nga takimi, përmenden se kush ishte për dhe kundër Sylejman Selimit.

Mishetiq pos tjerash ka pyetur edhe për kundërshtimin e LDK’së që të jetë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

“Kjo është një përmbledhje e lajmeve të 12 maj 1999. Shohim paragrafin e dytë. Thotë: Kosova Press dje nxori një intervistë me shefin e UÇK-së ku Thaçi i kërkonte LDK-së të merrte pjesë në Qeverinë e Perkohshme. Citoj: Është në interes të LDK-së të mos bojkotojë institucionet dhe të respektojë marrëveshjen që ka nënshkruar Presidenti. Dëshmitar në këtë kohë keni qenë ndihmës-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme ”, thotë Mishetiq.

Në një dokument që paraqet Mishetiq para trupit gjykues dhe dëshmitarit, citon Sali Bashotën të ketë thënë se propozimi i Sylejman Selimit “uron të mos jetë puç nga UDB-ja”. Kundër Selimit, sipas Mishetiq, ishte edhe komandant Drini.

“…këtu thuhet sikur ai ka thënë që Ramushi këmbëngul që Sylejman Selimi duhet të jetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Folësi i radhës është Sokol Bashota dhe thotë se “uroj të shoh që ky puç mos të jetë nga UDB-ja”. Komandant Rexha ka thënë: Është zgjedhur Syla (Sylejman Selimi) për shkak se mund të keqpërdoret më së lehti”, thotë Mishetiq, të cilin e konfirmon Zyrapi.

Mishetiq thotë se ndryshe nga të tjerët, Ramush Haradinaj këmbëngulte që Selimi të jetë komandant i Shtabit të Përgjithshëm.

Pjesë nga intervistimi:

Luka Mishetiq: …Shtabi i Përgjithshëm i ka shpërfillur kërkesat që i keni bërë me këtë. Pastaj vazhdon: Jakup Krasniqi po ashtu, me gjithë respektin që i takon, nuk është personi i duhur për postin e zv. komandantit. Ju konfirmuat që ditën e enjte komandantët e zonës e kanë ditur se komandant është Azem Syla.

Bislim Zyrapi: Po.

Luka Mishetiq: A pajtoheni me mua, nëse ata e dinin që UÇK-ja ka pasur zëvendëskomandant i takon që të ketë pasur një komandant të përjgithshëm në kohën kur është mbajtur ky takim.

Bislim Zyrapi: Po kështu është.

Luka Mishetiq: T’i kthehemi marrëveshjes së Rambujesë. Javën e kaluar thamë se komandantët e zonave kanë qenë kundër marrëveshjes pjesërisht, sepse në marrëveshje kërkohej çarmatimi i UÇK-së dhe për rrjedhojë ata mund të humbnin autoritetin e tyre.

Bislim Zyrapi: Po.

Luka Mishetiq: A ju kujtohet që një nga mënyrat se si e bindi z. Thaçi komandantët e zonave të jepnin pëlqimin e Rambujesë, u tha se do të merrnin pjesë në qeverinë e përkohshme dhe në Gardën Kombëtare. Ju kujtohet?

Bislim Zyrapi: Po.

Luka Mishetiq: Dokumenti që kemi në ekran mban datën 23 shkurt 1999, që është 3 ditë pas takimit që diskutoi Prokuroria me ju. Pra, ai takimi i Shtabit të Përgjithshëm ku z. Thaçi u zgjodh të ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme. Këtë dokument që e kemi përpara e keni parë ndonjëherë.

A e keni ditur që më 26 shkurt nga z. Thaçi në emër të UÇK-së, z. Rugova në emër të LDK-së dhe z. Rexhep Qosja në emër të LBD-së kanë nënshkruar marrëveshje në Rambuje për të formuar Qeverinë e përkohshme të Kosovës?

Bislim Zyrapi: Atëherë kur është kthyer delegacioni nga Rambujeja, na kanë informuar se është bërë një nënshkrim i tillë.

Luka Mishetiq: A jeni informuar në atë kohë se edhe LDK-ja mendohej të ishte pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës?

Bislim Zyrapi: Po.

Luka Mishetiq: A e keni ditur ju se përfundimisht që LDK-ja vendosi të mos ishte pjesë e Qeverisë së Përkohshme pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s?

Bislim Zyrapi: Po.

Luka Mishetiq: Kjo është një përmbledhje e lajmeve të 12 maj 1999. Shohim paragrafin e dytë. Thotë: Kosova Press dje nxori një intervistë me shefin e UÇK-së ku Thaçi i kërkonte LDK-së të merrte pjesë në Qeverinë e Përkohshme. Citoj: Është në interes të LDK-së të mos bojkotojë institucionet dhe të respektojë marrëveshjen që ka nënshkruar Presidenti. Dëshmitar në këtë kohë keni qenë ndihmës-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e përkohshme. A e keni ditur se z. Thaçi bëri këtë kërkesë?

Bislim Zyrapi: Në njëjtin takim na kanë informu që është bërë deklarimi që a do të jetë z. Thaçi apo kush kryeministër.

Luka Mishetiq: …këtu thuhet sikur ai ka thënë që Ramushi (Ramush Haradinaj) këmbëngul që Sylejman Selimi duhet të jetë komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Folësi i radhës është Sokol Bashota dhe thotë se “uroj të shoh që ky puç mos të jetë nga UDB-ja”. Komandant Rexha ka thënë: Është zgjedhur Syla (Sylejman Selimi) për shkak se mund të keqpërdoret më së lehti.

Prokurorja: Kundërshtoj sepse i ka dhënë ngjyrim mënyrës se si është komunikuar.

Bislim Zyrapi: Në këtë takim s’kam qenë. Ky takim mund të jetë bë në mars.

Luka Mishetiq: Besoj se është takimi i 26 shkurtit, ku ju thatë se keni qenë aty. Sipas këtij teksti, ju keni thënë që jeni i pavendosur por që keni zgjedhur të jeni pjesë e shumicës. Është i njëjti takim. Atëherë, kush është Rexha?

Bislim Zyrapi: Rexha mbiemrin e ka pasë Komandant Drini por Rexha e ka edhe Rexhep Selimi. Ky takim është i saktë, është mbajtur. Janë bërë diskutime aty por s’më kujtohen të gjithë diskutimet aty. Aty kanë qenë goxha shumë njerëz.

Luka Mishetiq: Sokol Bashota thotë që zgjedhja e Sylejman Selimit ose më saktë ai uron që të mos ketë qenë “një puç i përgatitur nga UDB-ja”. Drini ka thënë se “Sula” është zgjedhur se mund të manipulohet më lehtë. Atëherë, a është e drejtë të themi se edhe Sokol Bashota edhe “Drini” ishin kundër Sylejman Selimit si komandant i Përgjithshëm.

Bislim Zyrapi: Faktikisht po.

Luka Mishetiq: Pak kohë pas këtij takimi, komandant Selimi zëvendësoi komandant “Drinin” si komandant të zonës. A e dini nëse motivi i Sylejman Selimit mund të ketë qenë pjesërisht për shkak të kundërshtimit të tij. A e dini një diçka të tillë?

Bislim Zyrapi: Jo.

Luka Mishetiq: Z. Limaj ka thënë: Ky Shtab ka arritur maksimumin e internacionalizimit të çështjes së Kosovës. A mund të na shpjegoni ju, si e keni kuptuar këtë fjali?

Bislim Zyrapi: Me këtë ka dashur të thotë se Shtabi i Përgjithshëm në aspektin ndërkombëtar ka treguar se kush është UÇK-ja dhe pse lufton. Kjo me veprimin e saj deritanishëm aq sa ka arritur dhe kaq, më tepër nuk ka mundur të arrijë si shtab.

Luka Mishetiq: Kur thotë ai “internacionalizim”, ju si e kuptoni këtë fjalë?

Bislim Zyrapi: Në këtë aspekt, kuptohet si njohuri ndërkombëtare për UÇK-në. Që të dihet që qëllimi i saj është liria dhe pavarësia e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago