Arkeologët bullgarë hasën në një thesar të papritur, këtë javë, gjatë një gërmimi në një kanalizim të lashtë romak. Ata zbuluan një statujë mermeri të ruajtur mirë që ngjason me perëndinë greke, Hermes.
Zbulimi i statujës 2 metra të gjatë, u bë gjatë punimeve në vendin ku dikur shtrihej qyteti antik i Heraclea Sintica në Bullgarinë jugperëndimore. Arkeologët që drejtonin punën thanë se pasi një tërmet shkatërroi qytetin rreth vitit 388 pas Krishtit, statuja ishte vendosur me kujdes në kanalizime dhe ishte mbuluar me dhe, ndaj u gjet në gjendje aq të mirë.
Heraclea Sintica ishte një qytet i themeluar nga mbreti i lashtë maqedonas Filipi II, midis viteve 356 dhe 339 para Krishtit. Arkeologët thonë se njerëzit e Heraclea Sintica me gjasë u përpoqën të ruanin statujën, edhe pasi krishterimi u miratua si fe zyrtare në Perandorinë Romake. “Çdo gjë pagane ishte e ndaluar, por me sa duket ata u kujdesën për hyjnitë e tyre të vjetra”, shpjegoi grupi kërkimor.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…