Dy punëtorë të një kompanie planifikuan të vjedhin material ndërtimor në vendin e tyre të punës në një kompani në Prishtinë.
Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se planin e tyre ata e realizuan dje rreth orës 14:19, kur dyshohet se vodhën rreth 8 mijë euro armaturë.
Këtë vjedhje ata e kryen me ndihmën e një personi tjetër.
Mirëpo, “suksesi” i tyre nuk zgjati shumë. Kjo pasi që, pronari i kompanisë arriti që të zbulonte rastin nga kamerat e sigurisë.
Shefi i raportoi në polici punëtorët e tij, një 60 vjeçar dhe një 61 vjeçar, të cilët u intervistuan nga Policia e Kosovës.
Këto burime i thanë Sinjalit se prokurori i rastit ka vendosur që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.