Fiton Spahiu, i shumëkërkuar i Policisë për 250 raste të veprave të ndryshme penale u bë “sebep” për arrestimin e zyrtarit të Policisë së Kosovës nga stafi civil, Arianit Huruglica dhe djalit të tij, mbrëmë në Gjilan.
27-vjeçari që u arrestua mbrëmë gjatë një aksioni të Policisë kundër rasteve të vjedhjeve, dyshohet se u dha hetuesve policorë informacione që u bënë “shkëndija” për arrestimin e tyre.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë ditur se “bossi” i vjedhjeve në rajonin e Gjilanit u ka thënë hetuesve policorë se ka blerë drogë dhe një revole të tipit Ekol Special nga Leulumi, djali i zyrtarit të Policisë – armë e cili iu konfiskua mbrëmë nga Policia.
Mirëpo, për shkak se Leulumi ndodhej në Shqipëri, “misionin” e tij dyshohet se e ka marrë i ati, punonjës i Policisë në Gjilan.
Arianit Huruglica dyshohet se me një veturë të tipit Smart ka shkuar në vilën numër 5 (lokacion i njohur për redaksinë), ku e ka bërë dorëzimin e drogës dhe revoles te 27-vjeçari, Fiton Spahiu.
Përmes një komunikate për media, Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se babë e bir u arrestuan mbrëmë dhe me vendim të prokurorit, atyre u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet tutje në komunikatë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…