Pupovci, LDK-së: Bashkë me PDK-në keni legjitimuar universitetet serbe në vitin 2015

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës përmbanë një të vërtetë dhe një të pavërtetë.

Sipas Pupovcit, e vërteta në reagimin e LDK-së është se Universiteti i Mitrovicës së Veriut edhe me ligjet e Kosovës është nën administrimin e drejtpërdrejt të kësaj komune, përcjell Klankosova.tv.

“Këtë e pranon edhe vet LDK, duke ju referuar në reagim Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa unë po ja shtoj edhe Ligjin për Arsimin në Komuna, i cili në nenin 14 i jep Komunës së Mitrovicës së Veriut kompetenca speciale për menaxhimin e këtij Universiteti, përfshirë aprovimin e statutit të tij, që për të gjitha universitetet tjera e bën Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar Pupovci në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai thotë se këto dy ligje janë aprovuar në majin e vitit 2008, me procedurë urgjente dhe bëjnë pjesë në legjislacionin vital i ciki nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e përfaqësuesve të komunitetit serb.

Ndërsa, sipas tij, e pavërteta në reagimin e LDK-së është se asnjë qeveri deri më tani nuk ka legjitimuar një universitet i cili jo vetëm që kundërligjshëm mban emrin e Universitetit Publik të Prishtinës, por edhe vepron e funksionon tërësisht në bazë të ligjeve e plan-programeve të Serbisë.

“Ne fakt, legjitimimi ka ndodhur më 30 dhjetor 2015, kur Qeveria e koalicionit LDK-PDK ka aprovuar Rregulloren 21/2015 përmes së cilës shtetasve të RKS që kanë mbaruar studimet në Universitetin e Mitrovicës së  Veriut  ju njihen diplomat për qëllime punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 30 prill 2021 janë njohur 1,709 diploma të lëshuara nga ky Universitet. Nuk e di si mund të legjitimohet më mirë një universitet sesa duke ju njohur diploma”, ka thënë Pupovci, përcjellë Klankosova.tv.

Teksa tha se problemi i Universitetit të Mitrovicës së Veriut është kompleks dhe nuk zgjidhet duke akuzuar pa bazë, qeverisjen që sipas tij nuk ka fare gisht në legjitimimin e tij.