Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeti i opozitës parlamentare Kujtim Gjuzi janë përplasur në kuvend të lidhje ligjshmerinë e akteve normative të propozuara nga qeveria.
Në fjalën e tij Gjuzi është shprehur se kuvendi nuk është mbledhur deri më tani arsyet i di kryetari por ky është një veprim që ka ndodhur vetëm në kohën e diktaturës.
“Kryeministri ka nxjerrë akte normative ka nxjerrë ushtrinë nga kazerma, ka shkelur kushtetutën, prej 44 ditësh vendi është në grusht shteti të Edi Ramës. Nëse ju do të vazhdoni ti bëni kritike opozitës që ruajti 100 vjet parlamentin dhe nuk ishte dakord me ato që e braktisën parlamentin dhe kërkuan të shkelin shtetin, duke shkelur yë gjithë normat që përban kushtetuta e shqipërisë, nuk mundët televizioni shqiptar të konsiderojë kryeministri këtë apo atë kryetar. Në këtë situatë mos na hiqni minutazhin jemi në një gjendje të jashtëzakonshme dhe pse nuk jemi realisht ashtu. E kemi mbledhur parlamentin edhe ne 97’”, është shprehur Gjuzi.
Ndërkohë kryeparlamentari i ka kërkuar deputetit që të mos replikojë dhe të flasë nga vendi pasi do e nxjerrë nga salla.
Pjesë nga diskutimi:
Gramoz Ruçi: I dashur deputet mesa duket edhe ju flisni.
Kujtim Gjuzi: Nuk jam i dashuri yt
Gramoz Ruçi: Ma kërkon etika dhe njerzillëku
“Nuk ke të drejtë të thuash se aktet normative janë në kundërshtim me kushtetutën . Nuk ke të drejtë të thuash se vakancën e krijuar nga situata e jashtëzakonshme, por duhet të punosh më shumë për të kuptuar se çfarë kanë bërë parlamentet e tjera në vendet më të zhvilluara. Përkundrazi mos spekulo dhe mos fol nga vendi se do të nxjerr jashtë dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme,” tha Ruçi.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…