Turkish President Tayyip Erdogan attends a joint press conference with Serbia's President Aleksandar Vucic after their meeting in Belgrade, Serbia, October 7, 2019. REUTERS/Djordje Kojadinovic - RC1C7D7FF7D0
Erdogan rrezikon humbjen e qyteteve më të mëdha në zgjedhjet lokale të mbajtura këtë të diel në Turqi, të paktën këto janë rezultatet e bëra publike nga mediat vendase teksa janë numëruar më shumë se 50% e votave.
Në qytetet kryesore, Stamboll, Ankara, Izmir, Bursa, Adana, kryesojnë kandidatët e partisë opozitare, CHP. Kur janë numëruar 57% e votave, Ekrem Imamoğlu, po shkon drejt sigurimit të një tjetër mandati si kryetar i Stambollit. Ai udhëheq me 50.19% të votave, ndërsa rivali i tij, Murat Kurum i AKP, ka 41.1 5 të votave.
Këtë të diel, sytë e mbarë botës janë kthyer nga Stambolli, me qendrën ekonomike të Turqisë që është kthyer të jetë vendimtare në jetën politike të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Lideri turk e mbajti mbi shpinën e tij të gjithë peshën e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, duke kanalizuar të gjitha forcat e AKP-së në Stamboll, pasi nuk është vetëm çështje nderi rifitimi i bashkisë më të madhe të vendit, por edhe konfirmim i rolit të tij hegjemonist në jetën politike të Turqisë.
Nëse kandidati i AKP për Stambollin Murat Kurum, arrin të mposhtë kryebashkiakun në fuqi, Ekrem Imamoglu, atëherë Erdogan neutralizon rivalin më të fortë potencial për President nga opozita. Duke “pushtuar” Stambollin ai vulos edhe të ardhmen e tij politike, por edhe kursin e Turqisë në vitet e ardhshme.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…