KRYESORE

Putin do “Serbinë e Madhe”, Komandanti i NATO-s: Shtoni trupat në Kosovë, Rusia me sytë te Ballkani!

Fronti ri i luftës së Vladimir Putin në Ukrainë, është Ballkani. Është ish-komandanti i lartë I NATO-s në Europë, James George Stavridis, i cili në një opinion për Bloomberg paralajmëron se rajoni ynë është kthyer në një shënjestër atraktive për Putinin i cili synon të devijojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

Sipas Stavridis, shefi i Kremlinit i ka sytë tek Serbia, Kosova dhe shteti i ndarë etnikisht i Bosnje dhe Hercegovinës.

“Putin po përpiqet të kapitalizojë këtë histori të papërfunduar. Ai e di se nëse shtetet anëtare të NATO-s rimarrin detyrën e policit në rajonin e trazuar ata do të shpërqendrohen nga fokusi i tyre në mbështetje të Ukrainës.”

Sipas admiralit në pension të marinës amerikane, Putin po inkurajon Serbinë t’i bëjë presion qëverisë së mbështetur nga NATO të Kosovës.

Ai po punon gjithashtu për të destabilizuar Bosnje dhe Hercegovinënn përmes presidentit të republikës Serpska, Milorad Dodik .

Ish-komandanti i lartë i NATO, thotë synimi i Dodik është të shkëpusë republikën sërbska nga pjesa tjetër e vendit, dhe ta bashkojë atë me Serbinë. Sipas tij, Putin do të mbështeste me shumë kënaqësi, krijimin e  Serbisë së Madhe.

“Kjo është e njëjta sfidë me të cilën u përballëm një dekadë më parë. Putin përfiton nga nxitja e trazirave diku tjetër në Europë duke u përpjekur të dobësojë besueshmërinë e NATO-s dhe të na shpërqendrojë nga mbështetja e Ukrainës.”

Ish-komandanti i NATO-s, Stavridis i bën thirrje perëndimit të marrë masa duke rritur numrin e trupave në Kosovë, e duke parandaluar trazirat qe putin po përpiqet të shkaktojë.

Në atë që e quan një koordinim efektiv të aleancës, ai sugjeron që shtetet e NATO-s në Ballkan, si p.sh Greqia dhe Italia të fokusohen në këtë rajon, ndërsa anëtarët e Europës lindore dhe vendet nordike të përqendrohen tek Ukraina. Shtetet e mëdha si Franca, Gjermania, Britania dhe SHBA, sipas tij kanë resurse për tu përfshirë në të dyja vatrat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

6 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

8 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

9 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

10 orë ago