POLITIKE

“Putin ëndërron një perandori ruse nga Vladivostoku në Lisbonë”

“Vladimir Putin po përpiqet të ndërtojë një perandori ruse që shtrihet nga Vladivostoku në Lisbonë’.

Kështu deklaroi të martën Dmitry Medvedev mes frikës së Perëndimit se Moska po planifikon një ofensivë të re ushtarake në Ukrainën jugore dhe lindore.

Ish-presidenti Medvedev, i cili aktualisht mban detyrën e nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha në një postim në Telegram se Putini e nisi operacionin në ish-republikën sovjetike për të sjellë paqen në Ukrainë.

Duke akuzuar “nazistët, vrasësit dhe bashkëpunëtorët” për nxitjen të rusofobisë në Ukrainë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, Medvedev deklaroi se operacioni special ushtarak i Putinit,  i nisur për të çmilitarizuar dhe denazifikuar vendin, nuk do të vendoset vetëm në fushat e betejës.

“Të ndryshosh vetëdijen e përgjakshme dhe plot mite të rreme të një pjese të ukrainasve të sotëm është qëllimi më i rëndësishëm. Synimi është që për hir të paqes së gjeneratave të ardhshme të vetë ukrainasve dhe mundësinë për të ndërtuar përfundimisht një Euroazi të hapur nga Lisbona në Vladivostok”, tha Medvedev.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

6 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

13 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

13 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

13 orë ago