POLITIKE

Krejt bota flet me Zelenskyn, Vuçiq bisedon në telefon me Putinin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike, raportojnë mediat serbe. Biseda është zhvilluar sot paradite dhe nuk dihet sa ka zgjatur, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Sipas Kuririt, mediumit të afërt me Vuçiqin, Putini e ka uruar presidentin serb për fitoren në zgjedhje, ndërsa Vuçiq i tha Putinit se do të vazhdojë ta udhëheqë Serbinë duke i ruajtur marrëdhëniet e tij të sinqerta dhe tradicionale me Rusinë.

Kur liderët në mbarë botën reaguan ashpër pas masakrave të forcave ruse në Bucha dhe kur të gjithë po flasin për këtë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Vuçiqi foli me Putinin. Kurir shkruan se Putini e informoi Vuçiqin për situatën në Ukrainë dhe “arsyet e sulmit rus”, përcjell Gazeta Express.

Më tej, thuhet se të dy kanë analizuar situatën ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe. Temat ishin energjia dhe tregtia, me ç’rast raportohet se Vuçiq iu ankua Putinin për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia gjatë importimit të naftës bruto.

Ata deklaruan gjithashtu se kontrata e gazit skadon më 31 maj dhe se bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit duhet të nisin urgjentisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

10 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

11 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

20 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago