Rusia publikoi të shtunën listën e përditësuar të personave të padëshiruar në vend.
CNN raporton se Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend të 963 zyrtarëve dhe figurave amerikane, midis tyre Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Lista e përditësuar përfshin shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë, CEO – dhe madje edhe disa individë të vdekur.
Senatori John McCain dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Melissa Drisko, të cilët vdiqën të dy në vitin 2018, u përfshinë në listë.
Rusia ka synuar gjithashtu Hollivudun, me aktorin Morgan Freeman dhe aktorin/regjisorin Rob Reiner.
Mike Pompeo, ish-sekretar i shtetit përfshihet gjithashtu në listë.