Presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar një gazetare amerikane me eksperiencë në fushën e biznesit. Ngjarja ndodhi në një studio ditën e mërkurë në forumin “Russian Energy Week”.
Ai i tha gazetares Hadley Gamble që është shumë e bukur për të kuptuar argumentin e tij kompleks.
Gazetarja i kishte bërë presion Putinin mbi raportet që tregonin se ai ka ndaluar furnizimin e Europës me gaz në mënyrë që Rusia të rriste çmimet.Pasi lideri i Rusisë hodhi poshtë akuzat, ajo e pyeti sesi Moska mund të bindë partnerët europianë që Rusia është një burim i besueshëm kur ka raporte të tilla.
“Një grua e bukur. Unë i them asaj një gjë, dhe ajo më thotë një gjë komplet tjetër”, tha Putin duke iu drejtuar anëtarëve në panel.
“Do ta përsëris dhe njëherë për ju”, tha ai përpara se të këmbëngulte se Moska nuk po e përdor rritjen e çmimit të gazit si një armë kundër Europës”.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…