Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi të mërkurën Gjermaninë se përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina për të kryer sulme brenda Rusisë, do të shënonte “hap të rrezikshëm” dhe do t’i shkatërronte marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës.
Së voni, Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi, me të cilat e furnizojnë ato, për të kryer sulme ndaj disa caqeve brenda Rusisë.
Putini tha se furnizimi i Ukrainës me tanke gjermane i tronditi shumë njerëz në Rusi.
“Tani, nëse ata përdorin raketa për sulme ndaj objekteve në territorin rus, marrëdhëniet Rusi-Gjermani do të shkatërrohen plotësisht”, tha Putin.
Gjermania ka qenë njëra prej mbështetësve më të mëdha të Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022, por deri së voni, Qeveria e kancelarit Olaf Scholz kishte ngurruar t’i jepte leje asaj për të kryer sulme brenda territorit të Rusisë.
Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.
Kievi i ishte lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e kishte të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.
Më 31 maj, një zëdhënës i Qeverisë gjermane, duke konfirmuar se Ukrainës i lejohet t’i përdorë në mënyrë të kufizuar armët gjermane për sulme brenda Rusisë, tha: “Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtë, me ligj ndërkombëtar, për ta mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”./REL
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…