Putin po e hap televizionin në Serbi, i ndaluar në gjithë Bashkimin Evropian

Televizioni shtetëror rus Russia Today do të hap përfaqësinë në Serbi. Ky televizion ishte ndaluar për mbështetjen dhe nxitjen e luftës ruse në Ukrainë.

Se ky televizion po hapet i është konfirmuar për portalin serb Nova nga kryeredaktorja Ljubinka Milincic e tjetrës media propaganduese ruse në Serbi, Sputnik Srbija.

“Po, e saktë kjo. Nuk do të nië punën në Serbi, por po përgatitet” ka theksuar Milincic.

Sipas Nova në krye të televizionit do të jetë pikërisht e bija e Milincic, informacion që ajo as e ka konfirmuar as demantuar.

Këshilli Evropian që në mars kishte vendosur që të ndalojë distribucionin e mediave shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik në gjithë territoret në BE e në të gjitha platformat.