Putin pret “ngjalljen e Krishtit” në Katedralen e Moskës

Në një kohë kur Rusia vijon të lëshojë raketa mbi Ukrainë, presidenti i saj Vladimir Putin festoi Pashkët Ortodokse në Moskë.

Vladimir Putin është parë duke festuar Pashkën të dielën teksa besimtarët u mblodhën të shumtë në numër në Katedralen Krishti Shpëtimtar gjatë natës. Mesha e Pashkëve u drejtua nga një prej mbështetësve të tij të zëshëm.

Patriarku Kirill, i cili ndau Kishën Ortodokse mbarëbotërore pas deklaratave të tij që mbështeste pushtimin e Rusisë, drejtoi kongregacionin gjatë shërbimit të mesnatës. Shërbimet filluan të shtunën vonë dhe do të vijojnë deri të dielën.

Putini, i veshur me një kostum të errët, këmishë të bardhë dhe kravatë ngjyrë vjollce të errët, qëndroi në njërën anë në Katedrales, duke mbajtur një qiri të kuq të ndezur.

Kjo është hera e parë që lideri rus shfaqet në publik pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit, sipas të cilave, presidenti është duke marrë trajtim për të luftuar kancerin.

Pas daljes së këtyre dokumenteve, në SHBA kanë nisur hetimet dhe deri më tani është vënë një pranga një 21-vjeçar, anëtar i Gardës Kombëtare.